Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKështu votoi diaspora për kryetar të Prishtinës

Kështu votoi diaspora për kryetar të Prishtinës

Ka përfunduar numërimi i votave të ardhura me postë nga mërgata në Qendrën për Numërim të KQZ-së.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021.

Për komunën e Prishtinës, mërgimtarët votuan më shumë kandidatin e VV-së, Arben Vitia, por jo mjaftueshëm që ky të sigurojë një fitore pa balotazh.

Vitia mori 231 vota, ndërkohë kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka marrë 52. Rama dhe Vitia do të garojnë në balotazh pasi asnjëri nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave në total në raundin e parë.

Uran Ismaili i PDK-së ka marrë 23 vota, Daut Haradinaj i AAK-së 9 dhe Gëzim Mehmeti i AKR-së ka marrë 3.

Raundin i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë do të mbahet me 15 nëntor.

Ndryshe, pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë, rezultati ishte kështu: Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje printe me 42.26%, ndërkaq pas tij vije Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments