Dje janë mbajtur Zgjedhjet Lokale 2021 në Kosovë.
PDK ka arritur të fitojë 4 komuna, derisa në 8 të tjera ka shkuar në balotazh, LDK ka fituar dy komuna ndërsa në nëntë të tjera ka shkuar në balotazh, kurse VV nuk ka arritur të fitojë asnjë komunë, por ka shkuar në balotazh në plot 12 komuna.
Gjeografi, Sebastian Sokoli, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar hartën e partive politike në të gjitha komunat pas këtyre zgjedhjeve.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, i cili do të mbahet më 14 nëntor konkurrente në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Rahoveci (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK), Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK) dhe Shtime (PDK-LVV).