Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKëshilltari i Kurtit sulmon Avdullah Hotin: Po merr urdhëra nga Grenelli

Këshilltari i Kurtit sulmon Avdullah Hotin: Po merr urdhëra nga Grenelli

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Hysamedin Feraj, ka akuzuar ish-kryeministrin Avullah Hoti se po merr urdhëra nga Richard Grenell, ish i dërguari i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai gjithashtu shtoi se Hoti ka përgënjeshtruar edhe ambasadorin e SHBA-së, Jeff Hovenier, për çështjen e koordinimit me ndërkombëtarët për vendimin mbi targat dhe dokumentet me Serbinë.

Feraj, në një postim në Facebook, me ironi ka thënë se Hoti e thotë të vërtetën, por këtë e bën “deri kur Grenelli ta urdhërojë për të kundërtën”.

Postimi i plotë:

Avdullah Hoti përgënjeshtron Ambasadorin Hovenier të SHBA-ve.

– Ky kishte thënë dje se pati koordinim me ndërkombëtarët për reciprocitetin dhe për targat.

– Hoti, duke e demantuar qëndrimin e ambasadorit amerikan, ka deklaruar sot se nuk pati koordinim ndërkombëtar.

Dhe, si akademik, Avdullah Hoti thotë gjithmonë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Deri kur Grenelli ta urdhërojë për të kundërtën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments