Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKërstiq: Sulmi në Banjskë e ka shpëtuar Kosovën nga pakoja e dytë...

Kërstiq: Sulmi në Banjskë e ka shpëtuar Kosovën nga pakoja e dytë e sanksioneve nga BE-ja

Analisti Branislav Kërstiq ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka shpëtuar Republikën e Kosovës nga sanksionet e reja të BE-së.

Ai ka thënë se ky sulm ishte një shfaqje e lojës.

Kosova ishte në prag për të përfituar edhe paketën e dytë të sanksioneve, por fati i madh që ndodhi ajo shfaqje e lojës në Banjskë”, ka thënë Kërstiq në emisionin “Politiko”.

Sipas tij, serbët e Kosovës janë viktimë e të dy palëve.

Sot në Kosovë, është e pakuptueshme dhe e papranueshme, që kryeministri i vendit tonë, në bazë të të dhënave të cilat flasin për serbët e Kosovës, të cilët e pranojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës, ai nuk i njeh dhe as identifikon dëshirat dhe nevojat e tyre si qytetarë. Ose do të thosha që ndoshta nuk ka nevojë as t’i njohë nevojat e këtyre qytetarëve sepse serbët në këtë situatë janë të panevojshëm dhe shihen në pozitë të cënuar për shkak të Beogradit zyrtar dhe presionit që vjen nga ai”, ka thënë Kërstiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments