
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej 12 shkurtit dhe është nisur drejt Tiranës.
Ai do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për të kërkuar lirinë.
Seanca, që do të zhvillohet në orën 10:00, do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.