Wednesday, February 26, 2025
HomeLajmeKosovaKërkohet shtrenjtimi i rrymës, Qeveria në detyrë nuk e thotë asnjë fjalë

Kërkohet shtrenjtimi i rrymës, Qeveria në detyrë nuk e thotë asnjë fjalë

Tri kompanitë energjetike në Kosovë, KOST, KEDS dhe KESCO kanë kërkuar shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend, derisa kjo po shqyrtohet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike. Shumë zyrtarë të opozitës kanë reaguar në lidhje me këto zhvillime, megjithatë, Qeveria në detyrë s’e ka thënë asnjë fjalë.

Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të ZRRE-së, sa i përket ka thënë se deri më një prill pritet që të dalin me vendim.

“Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut [KOST], Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë [KEDS] dhe Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike [KESCO] kanë dorëzuar aplikimet për shqyrtimin e tarifave”.

“Aktualisht jemi duke i shqyrtuar këto kërkesa dhe pas shqyrtimit dalim me propozime. Besoj diku kah fundi i marsit deri më 1 prill afërsisht dalim me vendim”.

Ndërkohë, tashmë janë bërë publike edhe letrat e tri kompanive në fjalë.

“Furnizuese me Shërbim Unvesial (FShU) ka përgatitur Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në rregulloren për Përcaktimin e të Hyrave për Furnizuesin me Shërbim Universal. KESCO mbetet i përkushtuat për të bashkëpunim me qëllim që të arrihen konkluzionet të përbashkëta të cilat janë në interes të të gjithë pjesëmarrësve në sektorin e energjisë” – thuhet ne letrën e KESCO.

“Përmes kësaj letre, ju dërgomë Aplikimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale të përgatitur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) për vitin 2025. Ky Aplikim është hartuar në përputhke me Rregulloren për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Operatorit Sistemit Shpërndarjes(Rregulla për të Hyrat e OSSH) dhe njoftimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji të datës 20 dhjetor 2024, për hapjen e procesit për përshtatjen vjetore të të hyrave dhe tarifave për vitin 2025” – është thënë në kërkesën e KEDS-it.

“Zyra e Rregullatorit të Energjisë me datën 20 dhjetor 2024 ka hapur procesin e azhurnimeve vjetore të të hyrave të lejuara maksimale për operatorët e rregulluar për vitin 2025 duke u bazuar në Rregulla për të hyrat e lejuara të licencave. KOSTT ka përgatiti aplikacion për azhurnimet vjetore të të hyrave ku janë paraqitur të dhënat e realizuara për viti 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025” – është thënë në kërkesën e KOSTT.

Një lajm se energjia elektrike mund të shtrenjtohet ishte publikuar edhe në fillim të këtij muaji.

Qeveria e Albin Kurtit shpejt e kishte shpallur këtë “fake news”, duke thënë se po tentohet t’i dëmtojnë gjatë fushatës.

Megjithatë, raportimet e ditës së sotme nuk janë demantuar nga Qeveria në detyrë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments