Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKërkohet ndërprerja e shqiptimit të dënimeve e bllokimi i veturave nga “Prishtina...

Kërkohet ndërprerja e shqiptimit të dënimeve e bllokimi i veturave nga “Prishtina Parking”

Fitore Pacolli, kryetare e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bashkë me deputetin Salih Zyba kanë takuar sot Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Rama.

Siç ka bërë të ditur Pacolli, në këtë takim kanë paraqitur para Kryetarit shqetësimet që qytetarët e Komunës së Prishtinës kanë adresuar në Komision.

“Ne e njoftuam se Ndërmarrja Publike Prishtina Parking po shkel të drejtat e qytetarëve në baza ditore përmes veprimeve të jashtëligjshme. Veprimet e “Prishtina Parking” bien në kundërshtim me Ligjin për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.

Mes tjerash, ka bërë të ditur se kanë kërkuar që urgjentisht të ndërpritet shfrytëzimi i hapësirave rezidenciale për përfitim të shumëfishtë.

“Prishtina Parking përfiton pagesë nga banorët rezidencial dhe në të njëjtën kohë i lëshon ato për shfrytëzim për ata jorezedencial. Parking Prishtina në mënyrë të jashtëligjshme përfiton nga të dy palët”.

Po ashtu, Pacolli ka njoftuar se kanë kërkuar të  ndërpritet shqiptimi i dënimeve, vendosja e bllokadave, konfiskimi i veturave nga Prishtina Parking dhe pranimi i pagesës së dënimeve me para në dorë pa u definuar saktë kompetencat e Prishtina Parking.

“Prishtina Parking përfiton para nga këto dënime ndërsa transparenca se ku përfundojnë këto para është zero. Ne kërkuam që të pezullohet zgjerimi i Prishtina Parking deri në përmirësimin e mangësive dhe ndryshimin e rregullores”.

Po ashtu ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga Rama të iu ofrojë qasje në këto dokumente:

  1. Autorizimin për bllokimin dhe e veturave me të cilin vepron “Prishtina Parking”;
  2. Rregulloret e brendshme të ndërmarrjes;
  3. Të gjitha dokumentet nga Drejtoria e Kadastrit që vërtetojnë të gjitha parcelat për shfrytëzimin e hapësirave nga “Prishtina Parking”;
  4. Dokumentat që definojnë karakterin e rrugës “B”, në veçanti shiritat anësor.

“Kryetari pranoi kërkesat tona dhe na premtoi se shqetësimet e qytetarëve do të adresohen”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments