“Protesta e sotme është vazhdimësi e asaj të mërkurës, për shkak se kërkesat tona që i kishin të mërkurën nuk u murrën parasysh, kjo është revoltë ndaj mos adresimit të duhur ndaj kërkesave. Ndonëse Qeveria ka dalur më një propozim që ka thënë që kërkesat janë duke i marrë parasysh dhe duke i shqyrtuar, neve kjo nuk na mjaftoj, andaj e kemi ndërruar trajektoren prej Qeverisë dhe kemi ardhur të Këshilli prokurorial i Kosovës, kundër të tjera po kërkojmë të shkarkohet kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi. Ne jemi ulur këtu jemi duke rezistuar, po presim që kanë më iu bashkëngjit edhe më shumë turmës, do të tentojmë të bllokojmë edhe hyrjen tjetër, hyrjen emergjente, deri sa të shkarkohet ose të jap dorëheqje si akt moral, ne nuk do t’i lirojmë hapësirat e KPK-së. Kjo është protesta jonë e dytë, nëse kërkesat tona nuk adresohen ne do të protestojmë dhe nuk do të ndalemi”, ka thënë ajo për IndeksOnline.
Një tjetër protestuese, Fjolla Shaipi, tregoi për IndeksOnline disa prej kërkesave të organizatës. Ata kërkuan që nëpër shkolla të hy në fuqi mësimi për edukatën seksuale.
“Janë parashtruar disa kërkesa prej organizatave të cilat e kanë organizuara protestën për herë të dytë, personalisht për mua më intereson të lejohet spreji për vetëmbrojtje, ta kenë nëpër shkolla edukatën seksuale edhe më pas njësi speciale brenda policisë që merren më rastet e përudhimeve apo çfarëdo rasti që ka të bëje më gratë dhe femrat e pambrojtura”, deklaroi ajo.
Gjatë ditës së djeshme, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi përpara mediave se po shqyrtohet mundësia e legalizimit të sprejit irritues në raste të vetëmbrojtjes, si dhe futja e lëndës së edukatës seksuale, në kurrikulat shkollore.