Një aksident ka ndodhur mbrëmë në rrugën Shkup-Kosovë, ku për pasojë një veturë me targa të Kosovës ka rënë në lumin Lepenc, në të cilin përveç shoferit ndodheshin edhe tre pasagjerë.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ka vazhduar kërkimi i tre kosovarëve deri në orët e hershme të mëngjesit.
Deri tash nuk ka asnjë sinjal.
Në anën tjetër, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka publikuar emrat e tre personave, të cilët, sipas tij, kanë vdekur në këtë aksident