Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKërkesa e FMN-së: Të rriten kamatat më 2024

Kërkesa e FMN-së: Të rriten kamatat më 2024

Rritja që ndodhi këtë fillimvit çoi normën e interesit në 6.7 për qind në Kosovë.

Por kjo mund të ngritet edhe më tej, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi këto ditë nga Banka Qendrore Evropiane të rris kamatat deri në vitin 2024, për të përballuar inflacionin.

Muhamet Mustafa si profesor i ekonomisë e sheh të paarsyeshme këtë, pasi Kosova ka kamatat ndër më të lartat në Evropë.

E ish-kreu i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu thekson se lajmi për ngritjen e kamatave e gjeti Kosovën në një moment të papërshtatshëm. Sipas tij, stagnon edhe përparimin financiar të vendit.

E kriza ekonomike që nisi nga pandemia e vazhdoi me luftën në Ukrainë, sipas profesorit Mustafa pritet të zbutet kah pjesa e dytë e vitit.

Edhe pse normat e interesit qenë rrit, këtë fillimvit numri i kredive të reja shënoi rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të 2022-ës.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments