Thursday, September 19, 2024
HomeLajmeKosovaKërcënimi i Vuçiqit, Maqedonci: Nuk frikësohemi, Serbia vazhdimisht kërcënon sigurinë tonë

Kërcënimi i Vuçiqit, Maqedonci: Nuk frikësohemi, Serbia vazhdimisht kërcënon sigurinë tonë

“Do të përgjigjemi serioisht brenda 72 orësh”, ishte deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ditën e djeshme, për të cilën Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se nuk frikësohen nga kërcënimet, pasi Serbia e bën një gjë të tillë vazhdimisht.

Ministri Maqedonci theksoi se kërcënimi i Vuqiqit nuk është diçka e re, por se këto kërcënime bëjnë që të rritet vigjilenca.

Ai po ashtu tha se Kosova është e përgatitur dhe nuk frikësohet asnjëherë, pasi ka institucionet që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim.

“Kërcënimi i fundit nga Vuçiq s’është diçka e re, Serbia në vazhdimësi kërcënon sigurinë e vendit tonë. Ne nuk frikësohemi nga këto kërcënime. Këto kërcënime na bëjnë që të rrisim vigjilencën. Jemi të përgatitur dhe asnjëherë frikësohemi duke pasur parasysh që i kemi institucionet tona që punojnë vazhdimisht në këtë drejtim”, tha Maqedonci.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë dje se do të marrë “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.

“Serbia është gjithmonë pro dialogut, por ne do të marrim masa serioze brenda 72-orëve”, ishte deklarata e Vuçiqit pas një takimi që pati me emisarin Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments