Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Keni me pasë punë privatisht me neve”, arrestohen dy personat që i...

“Keni me pasë punë privatisht me neve”, arrestohen dy personat që i ikën policisë në Malishevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Komunën e Malishevës, të cilët nuk ishin ndalur në një pikë kontrolli të automjeteve nga ana e policisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur për lajmi.net se policia kishte sinjalizuar një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Malishevë për të ndaluar në një pikë kontrolli, por përkundër shenjës nga ana e policisë, vetura ishte larguar me shpejtësi duke mos ndaluar në pikën e kontrollit.

Të dyshuarit janë ndjekur me veturë nga policia, por sërish nuk kanë ndaluar deri sa kishin arritur tek shtëpia e tyre ku kanë tentuar të hyjnë brenda.

Gjatë arrestimit nga policia, ata kanë kërcënuar zyrtarët policorë me fjalët “Keni me pa ju se kush jemi ne, për këtë punë keni me pasë punë privatisht me neve”.

Njoftimi i plotë nga policia:

Datë 03.01.2022 rreth orës 14:00, derisa patrulla e policisë ishte në pikë kontrolli të automjeteve në rr.Adem Jashari në Malishevë, aty kishin kaluar dy persona me veturën e tyre Mercedes. Nga ana e zyrtarëve policorë i ishte dhënë shenjë që kjo veturë të ndalet, por përkundër shenjës së dhënë i dyshuari nuk kishte përfillur urdhërat e ligjshëm të zyrtarit policor por kishte filluar të rris shpejtësinë dhe ishte larguar nga aty. Më pas patrulla e policisë i ishte vënë pas kësaj veture e që pasi i ishin afruar në një distancë afër saj edhe e kishin sinjalizuar që të ndalej por nuk kishte ndodhur një gjë e tillë.Të dyshuarit kishin vazhduar rrugën deri tek shtëpia e tyre në Malishevë. Kur kishin arritur në hyrje të oborrit të dyshuarit kishin tentuar që të hynin brenda në shtëpi edhe pse ishin paralajmëruar nga zyrtarët policorë që të ndalen. Pas kësaj të dyshuarit ishin arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë e që gjatë arrestimit edhe kishin shfaqur rezistencë. Gjatë arrestimit të dyshuarit në vazhdimësi i kishin fyer zyrtarët policorë me fjalë fyese si dhe i kishin kërcënuar me fjalët ”Keni me pa ju se kush jemi ne, për këtë punë keni me pas punë privatisht me neve”. Këto fjalë kërcënuese kishin ardhur nga dy të dyshuarit në drejtim të zyrtarëve policorë. Pas arrestimit të dyshuarit janë intervistuar lidhur me veprimet e tyre të cilët edhe i kanë pranuar këto veprime. Sipas tyre arsyeja e mosndaljes në pikë kontrolli ka qenë sepse ata nuk posedonin patent shofer dhe nga frika kishin vepruar në atë menyrë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendim të tij dy të dyshuarit ndalen në mbjatje për 48 orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments