Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosova“Kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Erdoganin”, Vuçiq e pret kryeparlamentarin turk në...

“Kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme me Erdoganin”, Vuçiq e pret kryeparlamentarin turk në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Sentop.

Ata kanë bisdeuar për dinamiikën e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonoimik, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar, shkruajnë mediat serbe.

Vuçiq dhe Sentop u pajtuan se bashkëpunimi gjithëpërfshirës dhe dialogu intensiv politik tregojnë se “marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Turqisë janë në nivelin më të lartë në historinë moderne, që është rezultat i respektit dhe besimit të ndërsjellë, por edhe i marrëdhënieve të jashtëzakonshme personale të dy presidentëve”, u tha në një komunikatë të Presidencës serbe.

Vuçiq tha se Serbia mbetet “sinqerisht e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe shtoi se në këtë kuptim, ai e konsideron Turqinë një partner të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments