Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKelmendi: Kurti po i shnosh traumat e veta, duke poshtëruar votuesin e...

Kelmendi: Kurti po i shnosh traumat e veta, duke poshtëruar votuesin e vet

Ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së dhe shkrimtari Migjen Kelmendi në një postim të tij në Facebook ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për fjalët e tij në një konferencë për media të mbajtur një ditë pas zgjedhjeve në Kosovë ku duke tentuar ta arsyetojë rënien e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale tha se lista në të cilën kanë qenë në krye ai, kryeparlamentari Konjufca dhe Presidentja Osmani, nuk krahasohet me lista të tjera zgjedhore.

 

Kelmendi në reagimin e tij thotë se Kurti ka mungesë të konsistencës dhe gjithashtu shprehet se ka “një të çame të thellë psikike”.

Ai më tutje shprehet se Kurti po i nënçmon votuesit e tij dhe njerëzit që i kanë besuar duke bërë dallimin mes vetes, Osmanit e Konjufces dhe njerëzve të tjerë të VV-së.

Madje, Kelmendi shkon edhe më larg duke thënë se Kurti po tenton t’i shërojë “traumat e veta, duke poshtnu votuesin e vet”.

Ky është postimi i plotë i Kelmendit:

ÜBER KURTI dhe VV vulgu

E patem thane ne shume raste, jo vetem ne keto postime te mia, por edhe ne shume studio e reagime publike u alarmue se Albin Kurti – ka probleme. Jo vetem ‘talenti’ i tij me i praptue faktet dhe me keqlexue e keqinterpretue historine 20 vjeçare prej Rambouillet e deri sot; jo vetem nji mungese ‘klinike’ e konsistences ne qendrime; po edhe nji e çame e thelle ne psiken e tij, qe gjithmone e ndajke veten prej tjereve.

E bane me besue se asht Car. Se asht Über tjereve.

Askend ma shume s’e ka nençmue Kurti, se bash ata qe i kane besue dhe ende jane te gatshem me i shkue – permbas. Permbas, se perpara, si e thote vet ne kete video, mbas debaklit ne zgjedhjet lokale te 17 Tetorit, mundet me qene vetem AY! Über Kurti.

Kurti vet e ban dallimin mes tij, Glaukut e Vjoses, dhe te tjereve, njerezve te parandesishem, VV vulgut , ne partine Vetevendosje.

Me kqyr holle e holle, paj s’ka denim e poshtnim ma te merituem per krejt ata qe projektuen te ky person me probleme, te ky ‘lažni car Šćepan Mali’, te ky djal prej Sukobine qe po i shnosh traumat e veta me politiken kosovare dhe tuj e poshtnue votuesin e vet, se sa ky spjegim i tij ne kete video, se kush asht ai, e kush jane keta – tjeret.

Ju kam thane, s’kane me na besue se ky person e ka pas fitue ne nji moment voten plebishitare ne Kosove!

Por, ta ndigjojme qysh e portretizon veten dhe te tjeret:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments