Wednesday, January 29, 2025
HomeLajmeKosovaKelmendi i reagon ashpër Gërvallës: ‘Kjo është tepër e dyshimtë’

Kelmendi i reagon ashpër Gërvallës: ‘Kjo është tepër e dyshimtë’

Gazetari Adriatik Kelmendi e ka cilësuar “tepër të dyshimtë” veprimtarinë e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ai ka thënë se argumentet e Gërvallës janë argumente të Serbisë

Postimi i plotë:

Mos harroni, “argumentet” e Donikës janë argumente të Serbisë. Ajo është e rrezikshme dhe me prapavijë djallëzore. Lexojeni me kujdes.

Kur Donika Gërvalla Shfarc e quan Ramush Haradinajn gjeneral i vetëshpallur, pra i rremë, kjo i bie se edhe UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, e rreme.

Nëse UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, pra e rreme, atëherë edhe kauza e saj për çlirim i bie e rreme.

Nëse kauza për liri ka qenë e rreme, atëherë edhe shtetësia e Kosovës del të jetë e rreme.

Për më shumë, kur quhet e rreme përpjekja e një familjeje si kjo e Ramushit dhe Dautit, që e ka marrë marrën e organizimit të luftës në Dukagjin, që kanë Luanin të vrarë në kufi duke bartë armë dhe Shkëlzenin në front me Serbinë, atëherë ti je duke u shërbyer me argumentet e Serbisë.

Vetëm Serbia deri tash UÇK-në e ka quajtur të rreme UÇK-në, të rremë ushtarët dhe gjeneralët e saj, të rreme kauzën për liri dhe shtet, të rreme kauzën për liri.

Si doli një ministre e Kosovës, si Gërvalla, me argumentet e njëjta? Të Serbisë?

A është koha që të shikohet se cila është agjenda e vërtetë e këtyre njerëzve? Si u bë që dikush si ajo, duke u thirrë në prindër, pa verifikime personale, e cila as flamujt nuk i njeh kurse instalohet si ministre e Jashtme e shtetit? Si u bë që është e vetmja ministre e Jashtme, gjatë mandatit të së cilës nuk ndodhi bash asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim serioz i Kosovës? Si ndodhi që Kosova gjatë mandatit të Gërvalla Shfarcit është nën sanksione?!

Kjo është tepër, tepër e dyshimtë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments