Mbrëmë rreth orës 22:30, një pajisje (eskavatori 8M – bashkëlidhur) në minierën e KEK-ut ka lëvizur për disa metra mbrapa jashtë planit të operimit.
KEK, njofton se intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontrollë këtë lëvizje duke ndërprerë punën e pajisjes, stabilizimin dhe sigurimin e saj.
“Ne këtë drejtim menjëherë është formuar komisioni që të bëjë vlerësimin e ngjarjes me ç’rast sipas vlerësimeve preliminare nuk ka ndonjë dëmtim. Ekspertët e minierës janë duke bërë përpjekjet maksimale që kjo pajisje të kthehet në punë sot eventualisht nesër. Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri ndër 12 eskavatoret (në djerrinë dhe qymur) që janë në operim e të cilët vazhdojn punën pa asnjë problem në prodhim të qymyrit dhe djerrinës si dhe operim normal të minierës. Për më tepër, pavarësisht kësaj ngjarje, rezervat e grumbulluara të qymyrit në deponite e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, garantojn prodhim të energjisë elektrike pa asnjë pengesë sipas bilancit energjetik të aprovuar”, ka bërë të ditur KEK-u në një komunikatë për media.