Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKearns: Shpresoj që emisarët ta pranojnë se politika “Beogradi i Pari” s’është...

Kearns: Shpresoj që emisarët ta pranojnë se politika “Beogradi i Pari” s’është në interesin më të mirë të rajonit

Deputetja britanike, Alicia Kearns, në një intervistë për T7 ka folur për vizitën e pesë emisarëve të cilët do të zbarkojnë të shtunën në Kosovë dhe Serbi.

Kearns ka thënë se shpreson se ajo që do të ndodh do të jetë një qasje e ekuilibruar dhe proporcionale, derisa shton se emisarët duhet ta pranojnë se politika “Beogradi i pari” nuk është ajo që është e drejtë dhe në interesin më të mirë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Shpresoj që ajo që do të shohim është ekuilibri dhe proporcionaliteti dhe të pranojnë se politika “Beogradi i Pari” nuk është ajo që është e drejtë dhe në interesin më të mirë të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Ne duhet të sigurohemi që mund t’i bashkojmë vendet dhe të punojmë drejt paqes dhe kjo do të thotë të dëgjojmë të gjithë zërat dhe të sigurohemi që të kalojmë në strukturat dhe proceset demokratike që sjellin paqen“, ka thënë Kearns për T7.

Sipas saj, qasja “merre ose lëre” është e rrezikshme.

“Mendoj se merre ose lëre është një politikë e rrezikshme për t’u ndjekur. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi negociata dhe diskutime domethënëse me partnerët tanë, në mënyrë që të arrijmë në zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka shtuar tutje deputetja britanike./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments