Saturday, November 23, 2024
HomeBotaKE pezullon pjesërisht marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

KE pezullon pjesërisht marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

Këshilli Evropian pezulloi pjesërisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave me Bjellorusinë, për shkak të, siç tha, nxitjes së krizës me migrantë në kufirin me Poloninë.

 

Këshilli Evropian e cilësoi këtë si “sulm hibrid” të Minskut.

Sipas vendimit të tij, pezullimi i pjesëve të marrëveshjes – e cila i redukton kërkesat për dokumente dhe tarifat e aplikimit për vizë – nuk do t’i prekë qytetarët e zakonshëm bjellorusë, por vetëm zyrtarët.

“Ne e dënojmë dhe kundërshtojmë fuqishëm instrumentalizimin e vazhdueshëm të migracionit nga regjimi i Bjellorusisë”, tha ministri i Brendshëm slloven, Ales Hojs, i cili kryeson Këshillin e Punëve të Brendshme.

“Është e papranueshme që Bjellorusia të luajë me jetët e njerëzve për qëllime politike. Vendimi i sotëm tregon edhe një herë angazhimin tonë të përbashkët, për të vazhduar kundërshtimin e këtij sulmi të vazhdueshëm hibrid”, tha Hojs.

Vendimi erdhi pasi Polonia mbylli të martën një vendkalim përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, sepse migrantët në anën bjelloruse u përpoqën të çanin një gardh, për të hyrë në Poloni – vend anëtar i BE-së.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, shkroi në Twitter se “stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE-së është në rrezik”, për shkak të krizës së migrantëve, e cila ka lënë rreth 4,000 veta të bllokuar përgjatë kufirit Poloni-Bjellorusi.

Kriza me migrantë në këtë zonë po vazhdon tash e sa muaj.

Mijëra njerëz – kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia – kanë bërë përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin e Polonisë.

Bashkimi Evropian e akuzon Qeverinë e Bjellorusisë për nxitjen e fluksit, si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus.

Blloku evropian e ka sanksionuar regjimin bjellorus për shkak të shtypjes së opozitës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments