Bashkimi ka vazhduar me përforcimin e ekipit.
Skuadra e Bashkimi ka vazhduar me transferimet gjatë afatit kalimtar të verës.
Së fundmi ‘Prizrenasit’ kanë arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Richaud Gittens.
Gittens luan në pozitën e fundorit, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Barreirense në Superligën e Portugalisë ku luajti me mesatare prej 14.7 pikë, 3.0 kërcime, 3.7 asistime për ndeshje.
Lajmi.net ka mësuar ekskluzivisht për këtë transferimi i cili së shpejti do të zyrtarizohet edhe nga vetë KB Bashkimi.
“Arpagjikt” pak ditë më parë kanë zyrtarizuar amerikanin tjetër Julien Lewis, ndërsa janë përforcuar edhe me vendorët Musab Mala dhe Artin Gashi.