Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën Prishtinë-FushëKosovë.
Në aksident janë përfshirë dy automejte ku si pasojë janë lënduar katër persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.