Shumë skuadra nga Anglia kanë shprehur interesim për mesfushorin e Lyon Houssem Aouar.
Sipas ‘The Mirror’, janë katër ekipe angleze që kanë shprehur interesim për transferimin e Aouar gjatë afatit kalimtar të verës.
Raportohet se Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Man Utd janë skuadrat e interesuara për shërbimet e mesfushorit.
Francezi ka kontratë me Lyonin deri më 30 qershor të vitit 2023, por thuhet se ai mund të largohet gjatë kësaj vere për një shifër rreth 25 milionë euro.
23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 33 ndeshjen me skuadrën e tij në të gjitha garat, duke realizuaur tetë gola dhe katër asistime.