Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaKatër kosovarë arrestohen për vjedhje në Austri

Katër kosovarë arrestohen për vjedhje në Austri

Policia austriake ka arritur ka arritur të arrestoj katër kosovarë të cilët dyshohen për vjedhje.

Që nga gushti i këtij viti, disa vjedhje kanë ndodhur në zyrat e një rrjeti supermaketesh në Austrinë e Epërme dhe në Salzburg. Mënyra se si janë futur ata në zyrat e këtyre supermarketeve tregon për një përgatitje profesionale, shkruan nachrichten.at. Ata nuk kanë thyer as dyer dhe dritare, por hyrjen brenda këtyre zyrave e kanë bërë përmes mureve. Shënjestra e kryerësve të këtyre vjedhjeve ishin kasafortat me para, përcjell albinfo.at

Në natën e 27 shtatorit 2021, megjithatë, të katër personat u arrestuan në Seekirchen(Salzburg)  derisa përpiqeshin për një vjedhje tjetër.

Të arrestuarit janë dy 34 vjeçarë dhe dy 35 vjeçarë, të gjithë shtetas kosovarë. Njëri prej të arrestuarve ishte i kërkuar me urdhër arresti evropian. Një tjetër i arrestuar iu është ndaluar të qëndroje në Austri përshkak të krimeve të mëparshme të vjedhjes. I njëjti i cili kishte urdhër arresti, kishte kryer një numër vjedhjesh nëpër shtëpia të ndryshme në Austrinë e Epërme në vitin 2015 dhe deri më tash nuk kishte arritur të bie në dorë të policisë. Personi tjetër i arrestuar ishte ilegalisht, pa leje qëndrimi në Austri. Të arrestuarit u dërguan në burgun e Welsit me 28 shtator 2021.

Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet deri më sot është i konsiderueshëm dhe arrin një shumë prej pesë shifrash.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments