Kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se mënyra sesi po shpërndahet buxheti, do të ndikojë negativisht viteve të ardhshme.
Sipas tij, mënyra duhet të ndryshohet, nëse nuk duam që e gjithë popullata të përqendrohet në Prishtinë.
“Kam vërejtje tek mënyra sesi ndahet buxheti. Nëse vazhdohet me këtë trend, të gjithë do të përqendrohen kah Prishtina”, ka thënë Kastrati.