Deputet e PDK-së, Ardian Kastrati, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se vrima nga e cila rridhte buxheti i qeverisjes, tani po mbyllet përgjithmonë.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka theksuar se kryeministri Kurti e ka nisur fushatën zgjedhore, pasi sipas tij po banalizon të vazhdojë mashtrimin me ata që ai vetë i quajti “analfabetë funksionalë”.
“Po flet për “vrima” e pastaj e dërgon Sveçlën me pi limonadë ose Albulena Haxhiun për sfilatë në veri që mos me u merr trushpërlarët me vrimat e tij por me shtrirjen e sovranitetit (përmes katërfishimit të trupave të KFOR-it). Hajde flasim edhe ne me gjuhën e tij banale”, ka shkruar Kastrati.
Teksa ka përmendur “vrimat”, që sipas tij janë korrupsion nga ana e Qeverisë Kurti, i ka renditur ato.“Pra, me vrima: P.sh. – deputeti i tij Halil Thaçi posa ja hapi edhe një vrimë për rrjedhje me tokat në Shipitullë; – Vrima e madhe SANKSIONE 500 milionë; -Hajrullah Çeku vrimë për rrjedhje vetës; -Vrima në Rezervat shtetërore me rrjedhje milionëshe; -Super rrjedhjet me 240 milion euro nga vrimat me kontratat – njëburimore; -Milionat Martini; -Milionat në KEK; – Disa në hetime nga kabineti qeveritar për shkak që ju kanë rrjedh vrimat kogja shumë; Etj. Pra, nëse flasim për vrima, këtij po ja rrjedh në të gjitha anët si shoshë”, ka shkruar tutje Kastrati në Facebook.