Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pas arrestimit të veteranit të UÇK’së, Faik Fazliu, duke thënë se arrestimi i tij ka pasur për qëllim final “fyerjen dhe urrejtjen ndaj UÇK-së”
Ish-kryetari i OVL e UÇK’së, Faik Fazliu është arrestuar e më pas liruar, pas një konfrontimi që ka pasur me zyrtarët policorë në Prizren.
Pas arrestimit të tij ka pasur disa reagime, e në mesin e personave që kanë reaguar ka qenë edhe deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.
Në një shkrim në Facebook, Kastrati ka thënë se Faik Fazliu ishte një ushtar i dalluar i UÇK-së, e arrestimi i tij ka pasur qëllim final fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UCK-së.
“Arrestimi i Faik Fazliut një ushtari të dalluar të UÇK-së dhe invalid lufte për qëllim final ka fyerjen dhe ushqimin e urrejtjes ndaj UÇK-në. Faiku gjatë luftës dha pjesët e trupit në luftime dhe familja e tij dha dëshmorë. Faiku nuk i ka gjuajt institucionet e Kosovës me gaz lotsjellês, nuk i ka rrotullu makinat e policisë së Kosovës, nuk e ka kall qeverinë me gaz lotsjellës. Këto i ka bërë Xhelal Sveçla me Albin Kurtin”, ka thënë ai.
“Kujtoni kur Kurti e quante policin tonë ” majmun”. Arrestimi i ushtarëve të dalluar si Faik Fazliu ishte dhe është qëllimi i Serbisë dhe i Rusisë. Këtij qëllimi dhe këtyre skemave po ju shërben regjimi i Kurtit përmes Xhelalit. Punësimet e familjarëve, aferat korruptive në Prizren, skandalet në politikat e jashtme etj, etj po e karakterizojnë qeverinë e re. Kjo e konfirmon faktin që këta nuk e kanë pas objektiv luftimin e korrupsionit por thjeshtë rrënimin sistematik të imazhit të UÇK-së pikërisht për faktin se themeluesit e saj janë kundërshtarët e tyre politik. Në këtë projekt Xhelalët bashkëpunëtorë mund ta kenë Serbinë dhe Rusinë por jo popullin shqiptar. Xhelali që fizikisht qëronte hesapet nëpër lokalet e Prishtinës tani po na tregon se kjo është drejtësia. Mënyra e arrestimit të Faik Fazliut më së paku reflekton drejtësi. Ky rast përbën rrezik serioz për kohezionin tonë shoqëror e përplasjet dhe kaosin politik në Kosovë e dëshiron vetëm Rusia e Serbia. Për ta garantuar atë kaos politik dhe urrejtjen ndaj UÇK-së ata skanë nevojë ti dërgojnë tanket e batalionet e tyre sepse atë mision e kryen me sukses regjimi i Kurtit përmes Xhelalëve në pushtet”, ka shkruar deputeti i Partisë Demokratike
https://www.facebook.com/ardiankastrati32/posts/265808801800115