Futbollisti kosovar ka realizuar një gol shumë të rëndësishëm.
Sot nisi edicioni i ri i Europa Ligës me ndeshjen hapëse mes Spartak Moskës dhe Legia Varshavës.
Lirim Kastrati u inkuadrua në lojë në min e 59’ duke veshur për herë të parë fanellën e Legias në Evropë.
Kastrati u tregua vendimtar për ekipin e tij duke shënuar golin e fitores në min e 90+1.
Late drama as Lirim Kastrati scores his first Legia goal to see off Spartak in added time! 😱#UEL pic.twitter.com/nsVTOZSU5n
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) September 15, 2021
Ishte futbollisti nga Shqipëria, Ernest Muçi ai që depërtoi bukur dhe dërgoi një top në zonë ku më së miri u gjet Kastrati që realizoi për ti dhuruar fitoren Legias.
Ishte ky goli i parë i 22-vjeçarit me klubin polak pas dy ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion.