Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka deklaruar se 96% e fëmijëve në Kamenicë qëndrojnë në shtëpi, e të njëjtit nuk janë integruar në shkollimin parafillor.
Ai theksoi se kjo gjë duhet të na “tmerrojë” dhe duhet bërë e pamundura që fëmijët të mos vërejnë mungesën e zhvillimit në Kosovë.
Qëndron Kastrati tha gjithashtu se kopshti në Shipashnicë të Poshtme do të shërbejë që të ulet diskriminimi i fëmijëve, pasi që sipas tij nuk është fer që fëmijët nga qyteti të jenë në avantazh që në moshën tri vjeçare, po çikë-të gjithë të barabartë para shtetit”.
Postimi i plotë:
Fëmijë i fshatit apo i qytetit, i varfër apo i pasur, djalë apo çikë – të gjithë të barabartë para shtetit.
Harta në linkun e mëposhtëm tregon se mbi 96.5% e fëmijëve në Bashkimin Europian janë të integruar në shkollimin parafillor. 96% e fëmijëve në Kamenicë qëndrojnë në shtëpi. Kjo duhet të na tmerrojë. Ne duhet të bëjmë të mundurën e të pamundurën që fëmijët të mos e vuajnë mungesën e zhvillimit në Kosovë, por të jenë përfituesit e parë të shërbimeve publike.
Kopshti në Shipashnicë të Poshtme do të shërbejë që të ulet diskriminimi i fëmijëve. Nuk është fer që fëmijët nga qyteti të jenë në avantazh që në moshën tre vjeçare. Ne do ta subvencionojmë kopshtin deri kur për prindin të jetë pagesa e përballueshme.
Fëmijë i fshatit apo i qytetit, i varfër apo i pasur – të gjithë të barabartë para shtetit.