Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKapet personi që shkeli me veturë këmbësoren në Prizren dhe iku nga...

Kapet personi që shkeli me veturë këmbësoren në Prizren dhe iku nga vendi i ngjarjes

Të hënën në rrugën “Wiliam Woker ” në Prizren, drejtuesi i automjetit “Mercedes 180C” pa targa të regjistrimit, shkaktoi një aksident trafiku. I njëjti, duke mos e përshtatur shpejtësinë e automjetit me kushtet e rrugës ka goditur një këmbësore.

 

“Si pasoj e aksidentit këmbësorja pëson lëndime, ku vozitësi me automjetin e tij e dërgon ne Spitalin rajonal te Prizrenit viktimen , por rasti nuk është raportuar tek organet kompetentet nga asnjëra palë pjesëmarrës ne aksident. Vozitësi me automjetin qe ka shkaktuar aksidentin largohet ne drejtim te pa njohur. Me datën 09.11.2021 nga këmbësorja (viktima) ka raportuar rastin e aksidentit ne NJRKRR ne Prizren, ku si sipas raportit mjekësorë këmbësorja kishte lëndime te renda frakturë, ne krahun e majte. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestarë ne Prizren”, njofton policia.

“Pas një pune operative hetimore te njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit Mercedes C 180, pa targa regjistrimi i cili ishte pjesëmarrës ne trafik dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes”, vijon njoftimi.

“Ne lidhje me ketë rast janë kryer te gjitha procedurat ligjore dhe ne konsultime me Prokurorin e shtetit, rasti shkon ne procedurë. Rasti është nën hetime” përfundon njoftimi i policisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments