Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendit në pikë kalimin kufitar të aeroportit.
Sipas Doganës, kjo sasi e argjendit është gjetur btek një udhëtare që vinte nga Turqia.
Këto stoli janë konfiskuar, derisa ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse.
“Gjithsejt stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregulllt kundërvajtëse”, ka njoftuar Dogana.