Në hyrje të Kosovës, dje, rreth orës 11:55, , zyrtarët policorë dhe doganorë kanë ndaluar për kontroll të detajuar një automjet (kombi) të bardhë me targa të Serbisë (KG).
Në raportin e policisë thuhet se gjatë kontrollit në vijën e dytë, shoferi nuk kishte deklaruar asnjë mall për doganë, por në hapësirën e dedikuar për transportin e pacientëve u gjetën mallra shëndetësore të padeklaruara.
Sipas Doganës, vlera e tyre është mbi 1,600 euro.
Për këtë rast është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.