Stacioni policor në Kaçanik, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”, lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportin ilegal të drunjëve .
Në kuadër të këtij aksioni, policia në Kaçanik , ka hasur një person të dyshuar i cili kishte prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e fshatit Dubravë të Kaçanikut.
Ai po i transportonte drunjët me një kamion, të njëjtin policia e ka shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit, nga ana e policisë, zyrtarët e pylltarisë i kanë shqiptuar fletëparaqitje , ndërkohë që kamioni dhe drunjët i janë konfiskuar për procedura të mëtutjeshme.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjëve.

