Dogana e Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka organizuar kontrolle në 4 lokacione të dyshuara për prodhim ilegal të pijeve alkoolike në regjionin e Gjakovës.
Me këtë rast në 4 lokacionet është gjetur sasi e konsiderueshme e pijeve alkoolike të prodhuara ilegalisht dhe me kete rast i jane shmangur taksave dhe njekohesisht është prodhim ilegal dhe i pakontrolluar e që paraqet rrezik potencial për shëndetin e qytetarve të Republikës së Kosovës.
“Gjithsejtë janë sekuestruar 14,828 Litra Pije Alkoolike si në vijim:
– 10,518 Litra Raki
– 4,000 Litra Verë
– 310 Litra Liker”, njofton Dogana.