Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKaos e dëme materiale në Prishtinë pas reshjeve të shiut

Kaos e dëme materiale në Prishtinë pas reshjeve të shiut

 

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar dëme materiale të cilat janë duke u sanuar nga ekipet e zjarrfikësve dhe drejtoria e Sigurisë dhe Emergjencave në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu është bërë e ditur nga Komuna e  Prishtinës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve që të kenë durim edhe në trafikun e ngarkuar, i cili është shkaktuar nga ndërhyrjet në rrugë nga ekipet e emergjencës.

“Ju lutemi të keni durim në trafikun e ngarkuar i cili është shkaktuar për shkak të ndërhyrjeve në sanim nga ekipet e emergjencave”, thuhet në njoftim.

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu, komuna ka u ka bërë thirrje qytetarëve se për çdo rast rreziku të raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat: 0800 112 33 ose 0800 112 44.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments