Harry Kane mezi pret përballjen me Italinë.
Italia dhe Anglia do të përballen të dielën në kuadër të finales së “Euro 2020”.
Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka deklaruar se mezi pret përballjen me “Azzurrët” por tregoi respekt të lartë për dyshen e mbrojtjes, Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.
“Së pari, ata janë mbrojtës të mëdhenj, ata e lexojnë shumë mirë lojën dhe e din ku duhet të jenë, kanë pozicionim fantastik”, tha ai.
“Dhe normal, janë dy luftëtarë, kështu që pres një betejë të madhe. Kjo është ajo për çfarë luani futboll, unë vetëm fokusohem në betejat kundër qendërmbrojtësve gjithmonë”, shtoi ai.
“Ata do të japin gjithçka por edhe ne do të japim gjithçka që të fitojmë. Le të fitojë më i miri”, tha Kane.
“Por unë mezi pres takimin, si sulmues, ju dëshironi të jeni më i miri, dhe për këtë ju duhet të luani kundër më të mirët dhe kështu do të jetë të dielën”, përfundoi Harry Kane.