Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 17 tetorit në kuadër të 38 komunave të Kosovës.
Është Komuna e Gjilanit e cila do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni si dhe ai i LDK-së, Lutfi Haziri do të kërkojnë sërish votën e qytetarëve.
Por në raundin e parë, Hyseni arriti të grumbullojë më tepër vota, saktësisht 19 mijë e 57 vota, transmeton lajmi.net.
Kurse Haziri mori 18 mijë e 546 vota gjithsej.
Më poshtë keni votat edhe për kandidatët e tjerë.