Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së ka shqyrtuar listën e kandidatëve të propozuar.
Kryetari i këtij Komisioni Armend Zemaj prezantoi të dhënat mbi kandidatët e propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së dhe dokumentacionet e munguara.
Ai shton se në mesin e gjithë kandidatëve, 47 prej tyre u janë kërkuar dokumentacione shtesë, ku 35 prej tyre u janë përgjigjur pozitivisht ndërsa 12 prej tyre negativisht kur u është kërkuar plotësim aplikacioni.
Zemaj më tej ka sqaruar se 10 prej tyre janë përjashtuar nga lista për shkak të pensionit.
“47 kandidatëve u është kërkuar që të plotësojnë aplikacionin, 35 prej tyre u janë përgjigjur ndërsa 12 prej tyre nuk u janë përgjigjur plotësim ndryshim dokumentacioneve, ndërsa pjesa tjetër ka qenë në rregull”.
“10 kandidatë janë përjashtuar nga lista për shkak të pensionit. Dy kandidatë janë nga komuniteti jo-shumicë”, tha Zemaj.
Deputeti nga PDK, Mërgim Lushtaku tha se është e rëndësishme që të diskutohen çështjet e disa prej kandidatëve.
“Një nga pikët që unë pashë lidhur me çështjen e disa prej kandidatëve, si rasti i pozitës së drejtorit dhe të tjerëve”, tha Lushtaku.
Më tej në kuadër të këtij komisioni janë përmendur emrat e kandidatëve me rend që u janë pranuar apo jo dokumentacionet.
Deputeti i VV-së, Ardian Gola, e ka quajtur të panevojshëm penalizimin e personave të pensionuar që mos të jenë anëtar të Bordit.
Zemaj tha se tashmë kjo pjesë është konsumuar dhe ata nuk mund të paguhen si shërbyes civil.
Tutje gjatë këtij Komisioni u përmend edhe çështja e kriterit të kandidatëve që kanë pozitë të drejtorëve në ndërmarrje publike dhe që si të tillë duhet të pezullohen.
Zemaj theksoi se nga lista e prezantuar del se nga të gjitha aplikimet 30 persona nuk thirren në intervistim.
Diskutimi vazhdoj edhe mbi ecurinë e vendimit të shkarkimit të Bordit të RTK-së, ku deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra tha se kanë marrë vendim nga sekretariati për hapjen e konkursit për Këshillin Mbikëqyrës të Shërbyesve Civil, pas vendimit nga Gjykata Kushtetuese.
Zemaj tha se është mirë që të vazhdohet me procedura dhe të nxihen afatet ligjore.
Përderisa u vendos që koha e intervistimit të mbetet diskutabile deri në koordinim të deputetëve.