Të gjithë kandidatët që duan të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, do t’i nënshtrohen verifikimit të institucioneve të ndryshme.
Me anë të verifikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do të vërtetojë nëse kandidatët që garojnë për deputetë janë në përputhje me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe nenin 30 të tij.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi thotë se deri më 11 dhjetor të këtij viti, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet
“Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre të kandidatëve për deputetë”.
Sipas Elezit, verifikimi i përshtatshmërisë apo aftësisë së kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje/kandidim në zgjedhje, është një kërkesë që buron nga neni 30 i Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.