Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKandidatët më të votuar në Gjakovë nga PDK

Kandidatët më të votuar në Gjakovë nga PDK

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve tashmë ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve të 17 tetorit, ndërkohë që edhe 21 komuna do të shkojnë në balotazh pas 4 javëve.

Në mesin e komunave që shkojnë në balotash më 14 nëntor është edhe komuna e Gjakovës ku garojnë Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ardian Gjini nga AAK.

Ndërsa në Kuvendin Komunal të Gjakovës kanë hyrë një numër i madh i asambleistëve nga Partia Demokratike e Kosovës.

Numrin më të madh të votave e mori Arbenesha Kuqi me 4910 vota e cila edhe i prin kësaj liste.

Pas saj u rendit Bashkim Gashaj me 354 vota.

E treta për nga numri i votave u rendit Lirianda Dahsyla me 325 vota.

Pas saj u rendit Labehat Sadrija me 322 vota dhe Liridon Dula me 311 vota gjithsej.

Më poshtë gjeni listën e kandidatëve më të votuar të PDK-së në Gjakovë:

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments