Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKancelari Scholz javën e ardhshme viziton Kosovën

Kancelari Scholz javën e ardhshme viziton Kosovën

Serbia, Kosova, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, janë vendet të cilat do t’i vizitojë kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë turit të tij në rajon.

Kjo vizitë fillon me Serbinë me 10 qershor e ku brenda ditës, ai do të vizitojë edhe Kosovën.

Ndalesat e para në turneun dyditor të Olaf Scholz-it në Ballkan, do të jenë Kosova dhe Serbia,  më 10 qershor. Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman Wolfgang Bichner, ndër të tjera është planifikuar një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it në Kosovë.

Më pas, Scholz do të shkojë në Selanik, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ku do të bashkohet në mbrëmje me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)”.

Të nesërmen, më 11 qershor, kancelari gjerman shkon në Maqedoninë e Veriut dhe më pas për në Bullgari.

Sipas një deklarate nga zyra e kancelarit, fokusi i udhëtimeve të Olaf Scholz do të jetë perspektiva e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimi i bllokadave dypalëshe. Përveç kësaj, tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.

Siç thuhet në faqen zyrtare të zyrës së kancelarit gjerman, më shumë detaje rreth programit të udhëtimit do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

Vizita e kancelarit Scholz në rajon, javën e ardhshme, u konfirmua në Berlin edhe nga  DW në gjuhën serbe.

Temat kryesore që do të diskutohen janë: Perspektiva e BE-së, kontributi i Gjermanisë në tejkalimin e bllokadave dypalëshe dhe lufta në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments