Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKancelari gjerman pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor para 23 qershorit

Kancelari gjerman pritet ta vizitojë Ballkanin Perëndimor para 23 qershorit

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se do të udhëtojë në shtetet e Ballkanit Perëndimor para takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian që mbahet muajin e ardhshëm, përkatësisht më 23 -24 qershor.

Scholz para deputetëve gjermanë tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë aspirata për anëtarësim në BE dhe BE-ja duhet t’i përmbahet zotimeve të saj për rajonin, raporton Reuters.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE – Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova – janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare. Mbajtja e zotimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona strategjike,” tha ai, duke treguar ndikimin e “fuqive të jashtme” në rajon, duke përfshirë Rusinë.

Derisa Kancelari Scholz shprehet pro integrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, presidenti francez Macron ka shfaqur edhe njëherë skepticizimin e tij që gjashtëshja ballkanike të jetë pjesë e unionit.

Macron që u rizgjedh president i Francës pas zgjedhjeve të fundit atje, propozoi një organizatë të re politike që do t’i përfshinte shtetet që ndajnë vlerat e BE-së por që s’janë pjesë e bllokut.

Ky propozim i tij është parë si përpjekje për ta ndalur zgjerimin e BE-së.

Franca aktualisht udhëheqë me presidencën e Këshillit të BE-së, dhe një samit i liderëve BE-Ballkan Perëndimor do të mbahet pikërisht me  23 qershor kur edhe mbahet takimi i Këshillit të BE-së.

Franca është një nga shtetet skeptike edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe në presidencën e saj gjashtë mujore s’e ka shtyrë përpara çështjen e vizave në Këshill.

Në anën tjetër, Kancelari gjerman Olaf Scholz, në takimin që ka pasur në Berlin me kryeministrin Kurti u shpreh se do të angazhohet personalisht në takimet me liderët evropianë që Kosovës t’i hiqen vizat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments