Monday, November 25, 2024
HomeBotaKancelari austriak në Beograd ia lavdëron ekonominë Serbisë, kështu ia kthen Vuçiq

Kancelari austriak në Beograd ia lavdëron ekonominë Serbisë, kështu ia kthen Vuçiq

Kancelari austriak Sebastian Kurz këtë të shtunë ka qëndruar në një vizitë zyrtare në Serbi ku është pritur nga presidenti Aleksandar Vuçiq.

 

Kurz ka thënë se marrëdhëniet e Austrisë me Serbinë janë të shkëlqyera dhe ka lavdëruar “rezultatet e shkëlqyeshme ekonomike”, shkruan Tanjug.

Po ashtu, lideri austriak ka thënë se vendi i tij gjithmonë ka mbrojtur perspektivën europiane për Serbinë dhe u zotua për mbështetje të plotë në të ardhmen.

Ndërsa, Vuçiq i ka dhënë dekoratën më të lartë të shtetit dhe ka falënderuar Kurz për mbështetjen edhe personale që ia ka dhënë Serbisë drejt rrugës europiane.

“Pasi Kurz mori dekorimin më të lartë, tani vendi ynë është shtëpia e tij e dytë.

“Serbia është veçanërisht mirënjohëse ndaj kancelarit për përpjekjen e tij personale për të përshpejtuar procesin e integrimit europian të Serbisë, pa të cilën mbështetja austriake nuk do të ishte aq e plotë”.

Vuçiq tha se Kurz më pas do të takohet me kryeministren Ana Bërnabiq. Pas këtij takimi mysafiri austriak do t’i shijojë gatimet tradicionale derisa Vuçiq u zotua se do t’ia përgatisë vetë disa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments