Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova‘Kamishi’ i reagon Beogradit zyrtar: Daçiq, Vuçiq e Radojçiq duhet të arrestohen!

‘Kamishi’ i reagon Beogradit zyrtar: Daçiq, Vuçiq e Radojçiq duhet të arrestohen!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të Beogradit zyrtar që kërkuan arrestimin e tij, pas deklaratave për Faton Hajrizin.

Përmes një reagimi, ‘Kamishi’ ka thënë se Daçiq, Vuçiq e Radojçiq duhen arrestuar.

“Pse është sot ministër në shtetin gjenocidial dhe mund të flasë në liri nuk është guximi i tij po është faji i “drejtësisë ndërkombëtare” e cila nuk e arrestoi për ta sjellë para drejtësisë.
Ministri që flet në liri e që ishte pjesë e aparatit shtetëror të shtetit gjenocidial që kreu me dhjetëra masakra mbi popullin e pambrojtur shqiptar e vrau me mijëra fëmijë shqiptarë, gra e pleq në luftën e fundit, vazhdon me mendësinë e gjenocidit dhe të mesjetës.

Nuk është vetëm ministri, po është edhe presidenti i tashëm i shtetit gjenocidial që nuk shmangi nga rruga e së keqes, që duhen arrestuar së bashku me kriminelin e mbrojtur përgjegjës për vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe për sulmin e për aktin e fundit terrorist në Kosovë.Derisa askush nga shteti gjenocidial nuk ka kërkuar falje dhe po askush nga policia e po këtij shteti gjenocidial nuk ka marrë ndëshkimin e merituar për krimet e kryera nga policia dhe ushtria e tyre, kjo do të thotë se ata nuk janë penduar për krimet e kryera po ecin drejt së keqes dhe keqbërjes.
Në një situatë të këtillë është krejt e logjikshme për të pasur respekt për ata të cilët likuidojnë këtë polici vrastare të shtetit gjenocidial që edhe sot vazhdon të bëjë terror mbi shqiptarët në Preshevë, në Medvegjë e në Bujanovc, po edhe mbi njerëzit tanë në pikat kufitare”, thuhet në reagimin e Haxhiut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments