Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKamberi kërkon nga Kosova e Shqipëria qasje më serioze për Luginën e...

Kamberi kërkon nga Kosova e Shqipëria qasje më serioze për Luginën e Preshevës

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet ta formojnë një platformë konkrete për përmirësimin e gjendjes se shqiptarëve në Luginë të cilët po përjetojnë në vazhdimësi diskriminimin shtetëror serb. Kështu konsideron deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi.

Ai thotë se është më se e nevojshme të ruhet substanca kombëtare në këtë rajon.

“Si pasojë e diskriminimit shumëvjeçar dhe sistematik të cilin Serbia e ushtron ndaj shqiptarëve gjendja në Luginë të Preshevës vazhdon të mbetet e rëndë. Prandaj insistimi ynë në vazhdimësi ka qenë që edhe Tirana e edhe Prishtina qoftë në koordinim mes veti, qoftë ndarazi si shtete më veti duhet të ndërtojnë një program konkret, një program me plan të caktuar, me buxhet të caktuar për të ndihmuar Luginën e Preshevës në mënyrë që bërthama kombëtare e cila po dëmtohet çdo ditë të mbetet dhe të ruhet”, tha Kamberi për RTK’në.

Sipas tij kjo kërkesë është tërësisht legjitime dhe më se e nevojshme në mënyrë që të ruhet substanca kombëtare në këto troje.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments