Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaKalon zhurma për aplikimin e Kosovës në KE, Serbia i harron 4...

Kalon zhurma për aplikimin e Kosovës në KE, Serbia i harron 4 “çnjohjet” e Kosovës

Nga paniku dhe nervozizmi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, presidenti Vuçiq dhe shefi i diplomacisë serbe Selakoviq thanë se katër shtete kanë tërhequr njohjet për Kosovën. Vuçiq refuzoi t’i përmend emrat e shteteve duke deklaruar se do t’i bëjë të ditur “kur të jetë më e zgjuar”. Por disa ditë më pas, Vuçiq s’po e përmend më temën e çnjohjeve

Vuçiq u bë nervoz edhe për përkrahjen e qartë që i dha Gjermania anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Emisari Special i Kancelarit Scholz, Manuel Sarrazin tha se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës, deklaratë që nxiti reagimin e Vuçiqit.

“Do të filloja, nëse më lejoni, në një mënyrë tjetër t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur t’i heshtni disa gjëra”, citojnë mediat serbe të ketë thënë presidenti serb në TV Prva.

Vuçiq komentoi edhe thirrjen e ministrave të G7-ës që i kërkuan Serbisë ta harmonizojë politikën e saj me BE-në. Ai i quajti “politikë pa parime” dhe “presione brutale” disa pjesë të deklaratës së G7-ës, ndërsa nuk u përmbajt duke shprehur mllefin e tij ndaj Gjermanisë.

“Edhe britanikët sillen më korrekt se gjermanët, të paktën nuk do ta përdorin sëpatën menjëherë”, tha Vuçiq.

Edhe diplomacia serbe u vu menjëherë në lëvizje për të kundërshtuar dhe pamundësuar aplikimin e Kosovës në KiE.

Ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq menjëherë pas aplikimit të Kosovës në KiE ka thënë se ia ka dorëzuar Vuçiqit notat diplomatike të katër vendeve që e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës, por njëjtë sikur shefi i tij, pa i përmendur emrat.

“Ia dorëzova presidentit Vuciq notat diplomatik e të katër vendeve që tërhoqën njohjen ndaj Kosovës”, ka thënë Selakoviq.

Kryediplomati serb, s’e ka lënë pa lobuar kundër futjes së Kosoës në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt të premten në Torino.

Megjithatë, në këtë mbledhje s’u diskutua aplikacioni i Kosovës për anëtarësim në KiE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments