Ukraina dhe Rusia janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas, duke shmangur në këtë mënyrë një krizë urie globale, për shumë vende të varura nga drithërat e tyre.
Lajmi u dha nga ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve spanjolle El Pais.
“Ukraina është gati të eksportojë grurin e saj në tregun ndërkombëtar. Ne jemi në fazën përfundimtare dhe tani gjithçka varet nga Rusia. Nëse ata e duan vërtet, së shpejti do të fillojë eksporti i grurit”, tha Kuleba.
Një ditë më parë në portet ukrainase, mbërritën 8 anijet e para të huaja për transport të drithërave. Kjo gjë u bë e mundur pas largimit të trupave ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve. Anijet përgjatë gjithë kohës u shoqëruan nga marina ukrainase