Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKadrijaj del me një “thirrje publike” për SHBA-në: Hetojeni Kurtin, u shërben...

Kadrijaj del me një “thirrje publike” për SHBA-në: Hetojeni Kurtin, u shërben agjendave armiqësore

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj tha se dyshon që kryeministri Albin Kurti u shërben “agjendave armiqësore”.

Ajo i ka bërë “thirrje publike” Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të bëjnë “një hetim të pavarur”.

“Ka kohë që AAK ka ngritur dyshimin rreth mundësisë që Kurti i shërben agjendave armiqësore. Thirrje publike për aleatët tanë – ShBA-të, që të inicojnë një hetim të pavarur rreth këtyre temave!”, shkroi Kadrijaj.

“A ka Kurti lidhje me mafinë energjetike serbo-ruse? A qëndron fakti që Kurti i anuloi dy projektet kryesore amerikane në Kosovë; ndërtimin e termocentralit të ri dhe projektin e gazsjellësit amerikan, për t’i favorizuar lidhjet e tij përmes Martin Berishajt në Serbi, e deri tek oligarkët rus?”, pyeti deputetja e AAK-së.

Ajo tha se shpreson që kjo çështje “do të hetohet më seriozisht”, pasi, sipas saj, “çdo lëvizje e tij e shton dyshimin që ky është i kapur nga armiqtë e Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments