Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKabineti i Kurtit i reagon Borrellit: Luftimi i krimit dhe kontrabandës është...

Kabineti i Kurtit i reagon Borrellit: Luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e shtetit sovran

Shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi i është përgjigjur Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell i cili ka kërkuar që të mos ketë veprime të pakontrolluara dhe të njëanshme në Veri.

 

Dalipit ka thënë se luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë e shtetit sovran.

“Andaj, askush, dhe në veçanti asnjë zyrtar i nivelit të lartë të BE-së, nuk duhet të përpiqet ta bëjë këtë problem politik apo etnik, dhe asnjë koordinim bilateral s’është i rëndësishëm në këtë rast, sepse luftimi i krimit dhe kontrabandës është kompetencë tipike e një shteti sovran”, ka shkruar Dalipi.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell përmes një reagimi kishte kërkuar që të ndalet aksioni anti-kontrabandë i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme”, ka shkruar Borrell në tëitter.Policia e Kosovës nga mëngjesi i sotëm ka filluar një aksion për mallra të kontrabanduara. Nga aksioni i zhvilluar në katër komuna janë arrestuar tetë persona nga ta 6 shqiptarë, dhe një serb e një boshnjak.Ndërsa janë lënduar gjashtë polic, një prej tyre një serb.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments