Gjiganti italian ka nisur të mendojë për edicionin e ardhshëm.
Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë një boshllëk të madh në repartin e sulmit të Juventusit.
Përkundër transferimit të Moise Kean, duket se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk janë plotësisht të kënaqur me opsionet që kanë në sulm.
Sipas ‘Calcio Mercato’, gjiganti italian e ka bërë prioritet t’i sjell në Torino dy sulmuesin Mauro Icardi dhe Dusan Vlahovic.
Të dy futbollistët ishin të lidhur me një transferim te ‘Bianconerët’ edhe gjatë verës, megjithatë nuk u gjet akordi me klubet e tyre.
Icardi është më lehtë i arritshëm pasi ka humbur vendin në formacionin e PSG-së, në anën tjetër për Vlahovic thuhet se Fiorentina kërkon rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë.