“Marshit për Drejtësi”, i është bashkuar edhe gazetari Nysret Pllana.
Ai madje është veshur me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pllana ishte për disa vite gazetar i Radios Kosova e Lirë.
Marshi solidarizues po organizohet nga platforma “Liria ka Emër”, një ditë para fillimit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

