Sunday, November 24, 2024
HomeSportJoshua shkon në Amerikë për të ushtruar, takohet me ish-trajnerin e Tysonit

Joshua shkon në Amerikë për të ushtruar, takohet me ish-trajnerin e Tysonit

Anthony Joshua është takuar me disa trajnerë në Amerikë, pasi po mendon ta ndryshojë stafin e trajnerëve pas humbjes kundër Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik është përballur me thirrje për t’i ndarë rrugët me trajnerin e kamotshëm Rob McCraken që prej se i humbi tituj e botës WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë të muajin e kaluar.

Usyk e rrahu bindshëm Joshuan në meçin e muajit të kaluar, duke ia shkaktuar disfatën e dytë në karrierë.

Joshua u takua me trë trajnerë të njohur Virgil Hunter, Eddy Reynoso dhe Ronnie Shields në SHBA.

“Mendoj se ai nuk ndjeu se plani i luftës kundër Usyk ishte i duhuri, prandaj po kërkon ndryshime”, tha Shields pas takimit me britanikun.

Shields i konfirmoi thashethemet se Joshua është në kërkim të një trajneri të ri, pasi e mirëpriti atë në palestrën e tij në Teksas këtë javë.

“Ata më kontaktuan mua për të më pyetur nëse do të isha i interesuar për ta analizuar Joshuan dhe se ai donte të vinte këtu në Teksas për të parë nëse gjërat do të shkonin mirë mes nesh. Unë u thashë atyre se nuk ka problem dhe se doja ta shihja nëse ekziston një lidhje mes meje dhe Joshuas”, tregoi ai.

Shields kishte punuar edhe me disa kampionë të mëdhenj të kategorisë së rëndë, si Mike Tyson dhe Evander Holyfield.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments